Shkrimtari i njohur në gjendje të rëndë shëndetësore

11 February 2022, 14:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkrimtari i njohur në gjendje të rëndë
Bardhyl Londo

Shkrimtari i njohur shqiptar, Bardhyl Londo ndodhet në një periudhë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore.

Një prej miqve të tij, tregon permes një postimi në Facebook se poeti “është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen”.

"Miku im i mirë, poeti i angazhuar, liriku i thekur plot ëmbëlsi, autori i dhjetra librave me poezi, që solli ujin dhe mushtin e vendlindjes Përmetit në Tiranë dhe më gjerë, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen. Lutem për ty Bardh.

“Atdheu s’eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode
A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?
Atdheu s’eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!”
Bardhyl Londo

Dhe unë këto çasti jam plot dhimbje për ty mik i shtrenjtë…Zoti ju ndihte"", shkruan miku i tij Andon Andoni.


Video