Bordi i Qeverisë ul me 5 lek naftën dhe me 1 lek benzinën

6 April 2022, 17:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bordi i Qeverisë ul me 5 lek naftën dhe me 1 lek benzinën

Bordi i administrimit të çmimit të karburanteve ka ulur me 5 lek shitjen me pakicë të një litri naftë dhe me 1 lek uljen e benzinës. Çmimi për gazin për përdorim shtëpiak nuk ndryshoi.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure, pa u mbushur ende 24 orë nga çmimet e mëparshme.

Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 06.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
228 Lekë/litri për gazoilin;
208 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

 


Video