“Një fuoristradë s’i ndaloi policisë”, hetuesit i ndihmon GPS i makinës së viktimës Iljaz Çali

6 April 2022, 15:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Një fuoristradë s’i ndaloi policisë”, hetuesit
Viktima Iljaz Cali

Hetuesit kanë arritur të mësojnë çdo lëvizje të 37-vjeçarit Iljaz Çali, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e datës 3 prill në autostradën Tiranë-Durrës. Automjeti i marrë me qira ka qenë i pajisur me lokalizues satelitor, ndërsa çdo lëvizje e tij ka bërë që hetuesit ta verifikojnë mes kamerave të sigurisë në pika të ndryshme të Tiranës.

Mësohet se 37-vjeçari i cili njihej dhe me emrin Jul, ka qenë më parë i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, ndërsa pak para se të nisej drejt autostradës, ai ka qëndruar në një prej bareve pranë Radiotelevizionit Shqiptar. Prej aty, policia ka mësuar se Çali ka ndaluar në një biznes ku ka ngrënë diçka dhe më pas është nisur drejt Saukut ku ka bërë shpenzime në një market.

 


Video