U mbyt mbrëmë në lumin Fan, polumbarët nisin kërkimet për trupin e 10-vjeçarit

6 April 2022, 08:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U mbyt mbrëmë në lumin Fan, polumbarët nisin kërkimet
Lumi Fan

Kanë nisur që në orët e para të mëngjesit kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit S.Laska në Mirditë, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit teksa po luante me top me shokët.

Në terren, ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, ndërsa rrjedha e lumit vijon të jetë e fuqishme.

Kërkimet po bëhen nga polumbarët e Forcave RENEA të mbështetur edhe nga policia e zjarrfikësja, teksa për fat të keq deri më tani nuk kanë arritur që të bien në gjurmët të 10-vjeçarit.


Video