Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Dy automjete që po udhëtonin në aksin Korçë-Bilisht janë përplasur në orët e mbrëmjes të së martës, duke sjellë plagosjen e 4 personave.
Me urgjencë ata janë dërguar në spitalin e Korçës, ku i është dhënë ndihma e parë.
Sipas mjekëve, vetëm një prej pasagjerëve ka marrë plagë të rënda, duke paraqitur rrezik për jetën, ndërkohë tre pasagjerët e tjerë janë në gjendje më të lehtë.
Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e aksidentit në këtë aks rrugor që është pa ndriçim.