Asnjë humbje jete nga Covid dhe 55 raste të reja

6 April 2022, 17:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Asnjë humbje jete nga Covid dhe 55 raste të reja

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 904 testime, ndërsa 55 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 55 qytetarë, në këto bashki:

18 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Vlorë, Lushnje, Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Korçë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Vorë, Shkodër.

Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 2 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,102 që nga fillimi i epidemisë.


Video