Besnik Lamçja, i arrestuari në Itali, akuzohet për vrasjen tek "Magazinat" e rrugës "Siri Kodra" (Foto)

13 July 2022, 10:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Besnik Lamçja, i arrestuari në Itali, akuzohet për vrasjen tek
Besnik Lamçja i arrestuar

Ditën e  sotme është arrestuar në Itali një shqiptar në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2000.

Ai është dënuar me 25 vite heqje lirie nën akuzën e vrasjes gjatë një grabitje të një personi në Tiranë.

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

Besnik Lamçja, i arrestuari në Itali, akuzohet për vrasjen tek
Besnik Lamçja

Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”.

 


Video