Berisha tregon pse u sulmua ish-vila e Enver Hoxhës: Agjentë të infiltruar mashtruan qytetarët

28 Shkurt 2026, 22:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha foli nga selia blu mbi arsyet pse protestuesit sulmuan me breshëri molotovësh ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha.

Sipas Berishës qytetarët u mashtruan nga “agjentë të infiltruar të policisë kriminale” se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama.

“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave. Por, Edi Rama nuk banonte aty miq. Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut. Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më. E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

 

 


Video