U tentua çarja e kordonit policor te Drejtoria e Policisë, efektivët shpërndajnë protestuesit me gaz lotsjellës (VIDEO)

28 Shkurt 2026, 19:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marshi drejt Drejtorisë së Policisë, blutë vendosin “bllokadë”

Ka dështuar tentativa e protestuesve opozitarë për të shkuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Protestuesit janë konfrontuar fizikisht me efektivët e policisë, në kordonin e parë të vendosur në unazë.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor, ndërkohë që efektivët janë përgjigjur fillimisht me ujë dhe mandej me gaz lotsjellës.

Ndërkaq një protestues nuk është ndjerë mirë nga hedhja e gazit lotsjellës dhe është kërkuar një ambulancë për t'i ardhur në ndihmë.




Video