Protesta e opozitës, efektivë në shumë institucione dhe rrugët kryesore të Tiranës

28 Shkurt 2026, 18:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Opozita proteston sërish para Kryeministrisë, mobilizohen 1 300 efektivë

Opozita do të zhvillojë sot protestën e saj të pestë kombëtare. Ashtu si në protestën e javës së kaluar, Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk e garanton këtë tubim, duke marrë parasysh incidentet e dhunshme të ndodhura më herët.

Megjithatë, janë mobilizuar rreth 1 300 efektivë.

Në dy protestat më të fundit, janë përdorur molotovë, fishekzjarrë dhe ka pasur sulme ndaj forcave policore, çka ka ngjallur reagime të forta.

Efektivë policie janë vendosur në shumë institucione të tjera, jo vetëm te Kryeministria, por edhe rrugët kryesore të kryeqytetit.

Si skenar mund të jetë edhe bllokimi i rrugëve duke nisur nga Rruga e Elbasanit, por nuk përjashtohen të tjera skenarë.


Video