Protestuesit i vënë flakën vilës së Enver Hoxhës, brenda kishte njerëz (VIDEO)

28 Shkurt 2026, 20:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestuesit i vënë flakën vilës së Enver Hoxhës

Gjatë protestës së opozitës në kryeqytet, protestuesit kanë hedhur një numër të madh molotovësh drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke krijuar momente tensioni në zonë.

Gjatë sulmit me molotov ka pasur njerëz brenda vilës. Raportohet se ata janë larguar nga kati i parë i objektit drejt zonave të të sigurta në vilë.

Më pas Forcat Speciale shpërndanë turmën përmes një autoboti me ujë.

Menjëherë pas zjarrit në ish-vilën e diktatorit, Sali Berisha është larguar me makinë.

Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha është shndërruar në një qendër arti që pret artistë vendas e ndërkombëtarë.

Pas restaurimit, ajo është hapur për publikun.


Video