Bashkëshortja u arrestua për 69 mln lekë të paarkëtuara, Fetah Mataj emërohet përgjegjës në Bashkinë Durrës

18 September 2026, 13:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bashkëshortja u arrestua për 69 mln lekë të
Elisabeta Mataj

Rreth dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, është emëruar përgjegjës i sektorit urban në ndërmarrjen bashkiake të pastrim gjelbërimit në Durrës.

Fetah Mataj, i cili punon prej 11 vitesh në këtë ndërmarrje është caktuar së fundmi si përgjegjës i sektorit të mbetjeve urbane.

Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, tre zyrtaret dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj 2026 nuk kanë arkëtuar në degët Shijak dhe Krujë shumën prej 69 milionë lekësh të rinj.

Të përfshira janë: shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana.


Video