I riu rrëshqet aksidentalisht në një lokal dhe pëson dëmtime në kokë, niset me helikopter drejt Traumës

18 September 2026, 13:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I riu rrëshqet aksidentalisht në një lokal dhe pëson

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 25-vjeçar është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës pasi u rrëzua aksidentalisht në një lokal.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në rreth orës 12:00, ku i riu ka rrëshqitur dhe ka pësuar dëmtime në kokë.

Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi:

Rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në një lokal në qytetin e Shkodrës dhe për pasojë është dëmtuar në kokë. Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Video