“Barça 2/3+, Lazio gol”/ Arrestohen 6 PERSONA në Tiranë për vënie BASTESH me celularë!

1 Shtator 2025, 12:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen se vendosnin baste sportive me celularë në një lokal në zonën e Xhamllikut.

Në kuadër të operacionit të koduar “Rezultati” janë vënë në pranga shtetasit Nj. P., 28 vjeç, A. Z., 35 vjeç, F. Ç., 41 vjeç, E. Ll., 36 vjeç dhe E. A., 24 vjeç.

“Në lokalin në pronësi të 28-vjeçarit, që administrohej nga 35-vjeçari, në rrugën “Sadik Petrela”, u kapën këta të dy dhe 3 të arrestuarit e tjerë, duke vënë baste sportive, me celularë," thuhet në njoftimin e Policisë, e cila ka publikuar dhe fotot se si komunikonin për vënien e basteve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Video