Hedhje karrigesh, th*ka dhe shkopinj bejsbolli/ Del FOTOJA nga sherri MASIV në Korçë, tre të plagosur!

1 Shtator 2025, 11:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Korçë

Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçës ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje.

Nga informacionet e deritanishme, sherri masiv ka përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.

Pas kësaj, tre autorët e shoqëruar dyshohet se kanë nxjerrë mjetet prerëse dhe kanë plagosur tre persona.

Hedhje karrigesh, th*ka dhe shkopinj bejsbolli/ Del FOTOJA nga sherri MASIV

Policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv.

Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve, e gjithë ngjarja ka ardhur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.


Video