Aida Hajnajt i mbaron sot mandati, ja kush do e drejtojë BKH-në

1 Shtator 2025, 11:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aida Hajnaj

Mandati 5-vjeçar i Aida Hajnajt si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar ditën e sotme.

Në orën 11:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë një mbledhje me një pikë në rendin e ditës: “Diskutim/miratimi i projektvendimit "për lirimin nga detyra të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”. 

Pas përfundimit të mandatit të Hajnajt, drejtimi i BKH do të vijohet përkohësisht nga zv.drejtori Joni Keta, njëkohësisht një nga kandidatët për drejtues.

Keta po garon me 6 të tjerë, të cilët kanë kaluar të gjitha testet e kërkuara, ndërsa janë në pritje të përfundimit të procesit të verifikimit të pasurisë dhe figurës. 


Video