Temperatura deri në 31 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

1 September 2025, 07:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Temperatura deri në 31 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime të herëpashershme vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit. Temperaturat do të variojnë nga 16 gradë celcius në 31 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.


Video