Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy persona u plagosën si pasojë e një konflikti që ndodhi këtë mbrëmje në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt mes disa personave ka përfunduar në plagosje me thikë. Bëhet me dije se dy persona kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar në spitalin e Korçës.Njëri prej tyre ka marrë plagë në pjesën e barkut.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e parkut të qytetit të Korçës.
Të përfshirë në konflikt kanë qenë dy grupe personash dhe nga informacionet paraprake mësohet se janë zënë për motive banale.