Banka Botërore citon “Vox News” në raportin për përdorimin e fondeve të BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor

8 Tetor 2025, 14:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Banka Botërore është bazuar në median “Vox News” për përpilimin e raportit e saj të fundit mbi përdorimin e fondeve të para-anëtarësimit të Bashkimit Europian (IPA) në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në seksionin analitik, raporti përmend të dhëna të mbledhura nga Vox News (2025), së bashku me burime të tjera si CNN Albania (2024) dhe GAP Institute (2020), duke e përfshirë Vox News në një nga raportet më të rëndësishme ndërkombëtare për performancën e vendeve të rajonit në menaxhimin e fondeve të BE-së.

Në raport theksohet se ngërçet politike dhe sanksionet kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e përthithjes së fondeve europiane, duke përmendur si shembull vonesat e Kosovës në aksesimin e 600 milionë eurove nga fondi i BE-së për rimëkëmbjen, si dhe pezullimin e disbursimeve të IPA III në Shqipëri, të cilat ishin parashikuar për zhvillimin rural.

Banka Botërore citon “Vox News” në raportin për
Raporti i Bankës Botërore

“Çështja kryesore,” thuhet në raport, “nuk është volumi i fondeve të disponueshme, por aftësia e administratave kombëtare për t’i përkthyer ato në reforma dhe investime konkrete.” 

Grafikët e raportit tregojnë se Shqipëria dhe Kosova janë ndër vendet me përthithje më të ulët të fondeve krahasuar me ekonomitë e tjera. 

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video