Tentoi që t’i arratisej POLICISË dhe përplasi 9 makina/ Lihet në BURG, Imer Krrashi!

8 Tetor 2025, 12:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Imer Krrashi

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Imer Krrashin, i cili akuzohet se disa ditë më parë gjatë arratisjes nga policia, përplasi 9 makina.

Në gjykatë, ai u shpreh i penduar për ngjarjen.

“Jam penduar. Marr mjekim për depresion, do t’i paguaj dëmet”, tha ai.

Ai u arrestua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për armëmbajtje pa leje pas një ndjekje nga policia ku për pasojë u përplasën disa automjete dhe një motorr, drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit mbetën të lënduar të cilët rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës me bashkëshorten e tij.

Sapo efektivët e pyetën nëse kishte armë apo sende të tjera të paligjshme dhe e udhëruan të zbriste për kontroll fizik, 31-vjeçari, person me precedentë kriminal, i dha gaz makinës në zonën e Liqenit të Thatë, duke u larguar me shpejtësi.

Në pamjet e publikuara nga policia, shihej momenti kur efektivët iu vunë nga pas të riut në ndjekje duke e arrestuar dhe duke i sekuestruar edhe pistoletën që kishte me vete.

Para togave të zeza ai ka kërkuar falje dhe gatishmëri për të kompensuar dëmet materiale.


Video