"Baca" Behgjet me pushime në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i bukur në botë

5 July 2022, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Baca" Behgjet me pushime në Shqipëri: Aty ku fle zemra,
Behgjet Pacolli

Biznesmeni dhe politikani i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli po shijon disa ditë pushimi në Shqipëri. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke u relaksuar në oborrin e një vile, teksa Shqipërinë e konsideron si vendin më të bukur në botë.

"Pushimet në Shqipëri, aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë!" shkruan Pacolli krahas fotos, duke e shoqëruar dhe me disa emoji.

Kujtojmë se kompania e Pacollit është një prej ndërtueseve të aeroportit të Vlorës, teksa së fundmi biznesmeni kosovar është akuzuar nga mediat në Venezuelë si përfshirë në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar.

"Baca" Behgjet me pushime në Shqipëri: Aty ku fle zemra,


Video