Policia spanjolle nxjerr pamjet e arrestimit të shqiptarit që grabiti Verratti-n në Ibiza (video)

5 July 2022, 14:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia spanjolle nxjerr pamjet e arrestimit të shqiptarit që grabiti

Policia e Spanjës publikoi pamjet e arrestimit të një bande shqiptaro-spanjolle, e cila grabiti vilën e futbollistit të njohur Marco Verrati në Ibiza.

Policia Kombëtare e Spanjës e shkatërroi bandën e specializuar në vjedhjen e vilave luksoze. Pamjet e operacionit policor u shpërndanë në Twitter nga Policia Kombëtare e Spanjës:

Dy burra, njeri me kombësi shqiptare dhe tjetri spanjolle janë arrestuar në Dénia për grabitjen e milionave të lojtarit Marco Verratti në një vilë në Ibiza, kanë dalë para drejtësisë këtë të premte dhe është rënë dakord për t’i futur ata në burg.

Katër persona të tjerë të arrestuar në Costa del Sol janë liruar nga akuzat, njëri prej tyre në komisariat dhe pjesa tjetër pas miratimit të një vendimi gjyqësor në një komunë në provincën e Malaga. Arrestimet janë pjesë e një operacioni të Policisë Kombëtare spanjolle të koordinuar nga Gjykata e Instruksionit numër 1 e Murcias, ku nisën hetimet si pasojë e një sulmi.

Hetimi policor i lidh anëtarët e bandës së shkatërruar tashmë me afro njëzet sulme ndaj vilave të banuara, konkretisht të një 52-vjeçari spanjoll që jeton në Costa del Sol, kanë bërë me dije këtë gazetë burime të afërta me rastin.

Dy të arrestuarit në Dénia janë mbajtur në komisariat që nga arrestimi i tyre të martën e kaluar, kur zbritën nga trageti ku kishin hipur në Ibiza.

Orët e shtrenjta

Dy të arrestuarit zbritën nga trageti, njëri prej tyre me një makinë që u kontrollua tërësisht nga agjentët dhe u gjetën provat nga plaçka e grabitur me vlerë miliona euro e lojtarit të Paris Saint-Germain, i cili raportoi për vjedhjen e 16 mijë eurove në para, bizhuteri dhe ora luksi, vlerësuar në rreth tre milionë euro nga denoncuesi.

Personi tjetër i përfshirë në grabitje ka zbritur në këmbë dhe ai gjithashtu u arrestua.

Mes sendeve të vjedhura janë nëntë ora Rolex, Patek Philippe, Bulgary dhe Audemars Piguet, si dhe shtatë gjerdanë, tetë palë vathë, dy unaza dhe dy bizhuteri ari.

Çështja deri dje ishte në sekret të përmbledhur dhe dy të arrestuarit në Dénia, të ndihmuar nga avokati Francisco Miguel Galiana Botella, shfrytëzuan të drejtën e tyre për të mos dëshmuar në zyrat e policisë. Megjithatë shtetasi shqiptar u ndalua.

Grabitja u krye në orën njëmbëdhjetë të natës, kur Verratti ndodhej jashtë shtëpisë me familjen dhe disa miq. Për hyrjen e hajdutëve nuk kishin dijeni fillimisht as sigurimi dhe as punonjësit e shtëpisë, të cilët hynë nga çatia në dhomat e katit të sipërm dhe u larguan me një plaçkë të bollshme.

Krahas grabitjes në shtëpinë e Ronaldos, ku Verratti po kalonte pushimet me familjen e tij, Policia ka kontrolluar edhe grabitjet e tjera të kryera në Ibiza për të verifikuar nëse janë të përfshirë apo janë kryer edhe nga hajdutë të tjerë.

 


Video