"Mercedesi" plot me kokainë dhe kanabis, arrestohet shqiptari në Itali (EMRI)

5 July 2022, 15:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mercedesi" plot me kokainë dhe kanabis, arrestohet shqiptari
Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga është vënë shtetasi Roland Kulla.

Mediat vendase raportojnë se ai është kapur në Santa Croce Camerina, në provincën e Raguzës, duke trasnportuar 8 kg drogë nga Salerno me një  mjet tip “Mercedes.”

Uniformat blu i kanë gjetur 5.8 kg hashash dhe 2 kg kokainë të fshehur në pjesën e poshtë të makinës.

Kulla dyshohet se ishte transportues i përhershëm i sasive të mëdha të drogës në shtetin fqinj, Itali.


Video