Julian Mërtiri, avokati i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ka deklaruar se në pretencën e dhënë nga SPAk për ccështjen e inceneratorit të Elbasanit, pacarësisht se u hetua për dy vite, janë të njëjtat akuza të kallëzimit të LSI.
I ftuar në emisionin “Zona Zona” në Top News, avokati u shpreh se SPAK nuk e ka marrë fare parasysh faktin se vendimet janë marrë në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave ku ishte shpallur gjendja e emergjencës mjedisore. Ai shtoi më tej se për të gjitha akuzat për të pandehurit nuk ka asnjë provë.
“Vijmë nga një kallëzim i subjekteve politike, që u hetua për dy vite rresht dhe u paraqitën sërish të njëjtat gjëra që janë në kallëzim. Dënimet që kërkohen janë bazuar mbi kallëzimin dhe hetimi duket se nuk i ka shërbyer zbardhjes së të vërtetës.
Në datën 1 Qershor ne do të përgatitim mbrojtje dhe shpresojmë që gjykata të reflektojë dhe të na dëgjojë argumentet tona, sepse deri më tani nuk jemi dëgjuar. Janë dhënë masa ekstreme për persona pa u hetuar, pa u pyetur, pa ia dhënë e drejta për shpjegim.
Këto fatura që pretendohen fiktive, janë hetuar më parë dhe janë konsideruar të rregulla. SPAK nuk e reflekton faktin që ka një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave që deklaronte emergjencën mjedisore në të gjithë Shqipërinë. Janë mbi 83 akte ligjore që kanë dalë në këtë procedurë, s’mund të dilet aty ku pretendon prokuroria një urgjencë.
Prokuroria nuk është thelluar, nuk ka përshkallëzuar shkallën e fajit, pra jep 4 vjet dënim për të gjithë dhe duket që s’ka hetuar sepse në të kundërt do jepte masën se sa fajtor është secili prej tyre. Mbrojtja jonë do të filloj më 1 Qershor, por janë 12 të pandehur dhe do të marrë disa seanca dhe gjykata do të marrë kohën e vetë për të vendosur. Gjykimi në themel do të marrë disa kohë. Akuzat për të gjithë janë të njëjta dhe kjo është e papranueshme. Pra nëse e akuzon një të pandehur për korrupsion, atëherë duhet të qëndrosh tek ajo vepër. Pastrimi i produkteve të veprës penale nuk provohet askund. Ku shkuan paratë e korrupsionit? S’ka asnjë provë edhe për këtë. Që të provosh korrupsion duhet të provosh destinacionin e parave, se si u morën, kur u morën, se nuk mund të ketë korrupsion pas 5 viteve pasi është marrë vendimi.
Arma më e fortë e jona është që Prokuroria nu k ka hetuar, nuk provon në asnjë rast, qoftë edhe në ndonjë të pandehur, nuk thotë asnjëri që është përfshirë në rast korrupsioni. “ –u shpreh avokati i Lefter Kokës, Julian Mërtiri.