Vrasja e 44-vjeçares në Elbasan/ E prekur dhe me lot në sy, flet nëna e Eva Qevanit

19 May 2023, 14:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e 44-vjeçares në Elbasan/ E prekur dhe me lot në sy,

Nëna e Eva Qevanit, e cila humbi jetën pasi u vra me sëpatë nga kunati i saj.

E prekur dhe me lot në sy, ajo është shprehur se ditën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, Tefiku nuk dukej i shqetësuar, por e kishte pyetur se ku ishin vajzat dhe se kush e kishte telefonin. Më pas ajo ka thënë Tefiku ishte larguar.

“Më tha ku janë gocat. Unë i thashë që kanë çuar delet. Më pyeti se kush e ka telefonin. I tregova që e kishin gocat.

Nuk e takova vetëm u përgjigja për çfarë më pyeti. Nuk dukej i shqetësuar. Sëpata ka qenë e tij. Ziheshin ndonjëherë. Ekonominë e kishin të ndarë”, ka thënë ajo.


Video