Vdes në orar të punës punonjësi i ambasadës së Malit të Zi në Tiranë

19 May 2023, 16:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes në orar të punës punonjësi i ambasadës së
Ambasada e Malit të Zi në Tiranë

Ka ndërruar jetë në orar të punës punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi.

Autoritetet policore bëjnë me dije se viktima është shtetasi E. M., 62 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45.

Blutë e kryeqytetit thonë se nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video