Asnjë humbje jete dhe 79 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

21 April 2022, 17:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Asnjë humbje jete dhe 79 raste të reja me Covid në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë janë kryer 1240 testime, ndërsa janë shënuar 79 raste të reja.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1240 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 15 në Fier, nga 4 qytetarë në Vlorë, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Patos, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Peqin, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, Tepelenë, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Durrës.

Janë 370 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,819 që nga fillimi i epidemisë.


Video