"Alo, policia, po më vret djali", arrestohet i riu që kërcënonte me hanxhar babanë në Lushnjë

21 April 2022, 08:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Alo, policia, po më vret djali", arrestohet i riu që
Foto ilustruese

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Lushnje.

Në sallën operative të komisariatit të Policisë ka mbërritur një telefonatë nga A. Qorri, 56 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë me mjet prerës.

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja e autorit i cili ka bërë rezistencë duke kërcënuar se do të dëmtonte policinë ose veten, në rast se do të ndërhynin.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin Alban Qorri 25 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. 


Video