"Grupi më i egër kriminal", Aldo Bare po përgatitej të kandidonte për deputet

21 April 2022, 09:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Grupi më i egër kriminal", Aldo Bare po përgatitej
Në foto: Kreu i bandës së Lushnjes, Aldo BARE

Ish-drejtuesi i Policisë, Xhavit Shala i ftuar në një emision televiziv tregoi detaje të vitit 1999, atëherë kur ai drejtonte operacionet kundër bandës së Aldo Bares.

Shala tregoi se Bare kishte lidhje shumë të forta politike. Ai tha se kreu i bandës, po përgaditej madje të kandidonte për deputet, të futej në Parlament. Ish-drejtori i Policisë Kriminale u shpreh se banda e Lushnjës kishte kontroll të plotë në qytet, madje edhe mbi komisariatin e policisë.

Duke folur për një prej aksioneve që ai kishte drejtuar për kapjen e Bares, Shala u shpreh se e gjjtha u bë në fshehtësi të plotë, pa vënë në dijeni asnjë polic të Lushnjës.

Shala shtoi se ata u futën me forcat speciale në vendin ku qendronte Bare, ngjitur me godinën e policisë, dhe po ashtu edhe në komisariat, pasi sipas tij, nuk dihej ku nisnin e ku mbaronin lidhjet e bandës me policinë.

Pyetje: A kishte Aldo Bare lidhje politike?

Xhavit Shala: Ai në atë kohë po përgatitej për të dalë kandidat për deputet. Patjetër që po. Ata kishin lidhje politike. Në atë kohë edhe krimi filloi të pozicionohej politikisht.


Video