Plagosja e 28-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori

21 April 2022, 09:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosja e 28-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori
Edis Reçaj

Policia vendore e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes së shtetasit Edis Reçaj. Policia dyshon se autor i plagosjes është shtetasi Elfat Salihi 31 vjeç, banues në Shkodër.

Policia ka dyshime se i plagosuri dhe autori njiheshin me njeri-tjetrin dhe kanë qenë duke qëndruar bashkë mbrëmjen e 19 prillit kur ndodhi plagosja edhe pse i plagosuri ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush e ka plagosur.

Në këtë mënyrë policia ka shpallur në kërkim 31 vjeçarin Elfat Salihi. 6 vite më parë, në 2016-ën Elfat Salihi mbeti i plagosur në afërsi të banesës së tij teksa u qëllua me 4 plumba por arriti që të shpëtonte.

Autori dhe i plagosuri kanë debatuar dhe në atë konflikt të çastit ka ndodhur edhe plagosja. Policia po punon për gjetjen dhe kapjen e autorit te dyshuar.


Video