Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Biznesmeni Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje ditën e sotme në lidhje me çështjen e CEZ-DIA. Ai është shoqëruar nga burgu i Fierit për t’u pyetur në SPAK nga prokurori Altin Dumani.
Ismailaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg. Ai u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash.
Kujtojmë se Kastriot Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro.