Zjarri në noterinë e Lezhës dyshohet i qëllimshëm, kamerat fiksuan një makinë të dyshimtë

21 April 2022, 16:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në noterinë e Lezhës dyshohet i qëllimshëm,
Foto ilustruese

Zjarri i rënë një ditë më parë në zyrën e noterisë në Lezhë nën pronësinë e Noterit Vasil Martini nga hetimet paraprake dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar dhe momentin kur një makinë tip BMW ndalon para ndërtesës, qëndron aty për rreth 4 minuta dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Makina e kapur nga kamerat e sigurisë po hetohet nëse ka pasur lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por në deklaratën e tij Martini shprehu se nuk mendon të jetë i qëllimshëm, pasi nuk ka konflikt me asnjë person.


Video