Bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt ankohet për SPAK: Më çuan me forcë te vila në Lalëz

15 Mars 2023, 13:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arben Ahmetaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme përmes të cilit SPAK i kontrolloi vilën në Hamallaj dhe banesa të tjera në pronësi të partneres aktuale dhe ish-bashkëshortes së tij.

Ahmetaj thotë se kontrolli është kryer në mënyrë të paligjshme, pasi SPAK nuk ka marrë më parë autorizimin e Kuvendit për ta ushtruar këtë kontroll.

Ish-zv.Kryeministri kërkon shpalljen e paligjshmërisë së vendimit të gjykatës së posaçme, ose e thënë më thjesht pavlefshmërinë e të gjitha provave që SPAK mund të ketë siguruar nga kontrollet e ushtruara në në dy vilat dhe tre apartamentet në fjalë.

Vendimi i 8 marsit i gjykatës urdhëron kontrollin e banesave të Albina Mançkës, ish-bashkëshorte e Arben Ahmetajt dhe partneres aktuale të tij, Erjola Hoxha. Ahmetaj kundërshton kontrollet vetëm në banesat në pronësi të Erjola Hoxhës, me të cilën thotë se pavarësisht se nuk ka celebrim, konsiderohet familje, duke u përfshirë te parashikimet e ligjit për imunitetin e deputetit.

Imuniteti ndalon ushtrimin e kontrollit personal, apo të banesave të deputetit dhe kërkon që për kontrolle të tilla, SPAK më parë t’i drejtohet Kuvendit. Në këtë ankimim, në mënyrë të tërthortë Arben Ahmetaj pranon pronësinë e vilës 1 milionë euroshe, të denoncuar në Inside Story në emisiononin e titulluar Korrupsioni i Arben Ahmetajt.

Video