Pronat e ushtrisë, Artur Meçollari paraqitet sërish në SPAK

15 March 2023, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pronat e ushtrisë, Artur Meçollari paraqitet sërish në
Artur Meçollari

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, ka shkuar për herë të dytë në ambientet e SPAK.

Mësohet se ai do të japë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet pa leje që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.

Meçollari paraqitet në SPAK në cilësinë e ish-funskionarit ushtarak, në lidhje me hetimet që po kryhen për privatizimin e pronave të ushtrisë në Shëngjin dhe Sarandë.

Meçollari ishte në SPAK më datë 9 mars, ku u mor në pyetje nga prokurorët, në të njëjtën ditë me ish-gjeneralin e Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku.

 


Video