Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj tregon në A Show me Adi Krastën, si e ka njohur Arben Ahmetajn.
Duke iu referuar akuzave për inceneratorët, Malaj tha se nga pikëpamja njerëzore ndjen keqardhje për Ahmetajn dhe nga pikëpamja politike, zhgënjim sepse ra pjesë e veseve të tij dhe se duhet të paguajë çmimin moral, por edhe politik.
"Më shumë se kryeministri, Arben Ahmetajn e njoh unë. Eksperiencën e parë në qeverisje e ka patur me mua në '97, gjatë krizës kur ishte shef i kabinetit. Ishte një profesor Baki Berberi, ish-këshilltar i Bodes dhe kur ra qeveria unë e ftova, por nuk donte të ngatërrohej më dhe rekomandoi Ahmetajn. Nga pikëpamja njerëzor unë ndjej dhimbje sepse njoh atë dhe familjen e tij. Nga pikëpamja politike ndjej zhgënjim sepse për atë djalë u investua që të bëhej një shtetar i mirë. Ai ra pre e veseve të tij dhe duhet të paguajë çmimin e tij moral dhe penal nëse ka arritur deri atje", u shpreh Malaj.