Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga Policia e Belgjikës, pasi akuzohen për një seri vjedhjesh në zonën e Deerlijk. Ata akuzohen për të paktën shtatë grabitje që kanë ndodhur në këtë zonë gjatë muajit shkurt.
Vjedhjet në shtetin belg kanë ndodhur midis datave 13 dhe 17 shkurt, ndërsa tre shqiptarët janë zbuluar pasi makina që kanë përdorur për vjedhjet, u pikas nga autoritetet belge pasi ishte parë në një nga vendngjarjet.
Pas kontrollit të kryer në shtëpitë e tyre, u gjetën dhe sekuestruan disa bizhuteri, sende me vlerë, si edhe një sasi prej rreth 7000 eurosh që dyshohet se ishin marrë nga banesat e vjedhura.