VIDEO/ Si e vrau Dan Hutra gruan e parë, telefonoi vjehrrën dhe i tha: Të kam therrur vajzën

15 March 2023, 11:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Si e vrau Dan Hutra gruan e parë, telefonoi vjehrrën dhe i tha:

Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjeravë më 1 Mars të këtij viti, ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e gruas së tij të parë, Dafina Havalja.

'Gracka' u quajtur operacioni i policisë për kapjen e vrasësit Dan Hutra 16 vite më parë. Emisioni Uniko i  është rikthyer në mënyrë të detajuar fakteve dhe çështjeve penale e kriminale që Dan Hutra ka kryer ndaj familjarëve dhe partnereve të tij.

Ai ishte njohur me Dafina Havaljan nëpërmjet një shkuesi nga Kukësi. Familjes Havalja i ishte kërkuar miqësi dhe kishin pranuar ta jepnin vajzën pa e njohur mirë dhëndrin dhe të shkuarën e tij, i cili në vitin 2003 kishte qenë i dënuar pasi kishte dhunuar nënën e tij dhe njërën nga kunatat, ndërsa me kunatën tjetër abuzoi seksualisht. Familja Havalja pranoi që vajza e tyre Dafina dhe Dani të bashkëjetonin me njëri-tjetrin dhe ia dhanë pa dasmë e pa fejesë.

8 muaj më vonë ata e morën të vdekur Dafinën e cila kishte rënë në grackën e Dan Hutrës, grackë për të cilën ajo pak orë para se Dani ta vriste kishte njoftuar nënën e saj se Dani e kishte mbyllur në një dhomë dhe po e kërcënonte ta vriste.

Ditën e hënë të datës 10 Dhjetor 2007, pasi ishin zgjuar qetësisht dhe pasi kishin pirë kafen së bashku, Dan Hutra filloi t’i kërkonte llogari Dafinës dhe ta akuzonte se po e tradhtonte.

E reja që ishte shumë e bindur dhe që nuk shkonte askund pa praninë e tij dhe pa dijeninë e tij, i mohonte këto akuza. Ai e kishte dhunuar një natë më parë për të njëjtat arsye.

Por Dan Hutra, 25 vjeç në atë kohë, e kishte ndarë mendjen se të fejuarën do e vriste, madje kishte menduar që ta inskenonte si vetëvrasje.

Gjakftohtë dhe i vendosur, Dan Hutra e dhunon sërish të fejuarën e tij dhe më pas e godet tre herë me thikë në gjoks dhe i shkakton vdekjen e menjëhershme. Pas vrasjes, ai vendos thikën në dorën e djathtë të viktimës.

Video e marrë nga Klan:


Video