Ambasadori Fate Velaj takon kryebashkiakun austriak të Tulln-it: Bieseduam për një partneritet me Përmetin, të dy njihen si “Qytete të Luleve”

26 February 2026, 18:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ambasadori Fate Velaj takon kryebashkiakun austriak të Tulln-it: Bieseduam

Ambasadori shqiptar në Austri, Fate Velaj, ka zhvilluar sot një takim me Peter Eisenschenk, kryetar i bashkisë së Tulln-it. Velaj thotë se diskutoi mbi mundësinë e një partneriteti me Përmetin, ndërsa vuri në dukje se mes dy qyteteve ka edhe një ngjashmëri, të dy njihen ndryshe si “Qytete të Luleve”.

“Sot zhvillova një takim me Peter Eisenschenk, kryetar i bashkisë së Tulln-it, i njohur ndryshe si “Qyteti i Luleve”, pasi këtu zhvillohet edhe panairi i famshëm i luleve.

Me të diskutova mbi mundësinë e një partneriteti me Përmetin, që edhe tek ne njihet si “Qyteti i Luleve”. Dy qytetet tona i bashkojnë jo vetëm lulet, por edhe lumenjtë: Tullnin e përshkon Danubi, ndërsa Përmetin Vjosa.

Kryetari u shpreh optimist për nisjen e bisedimeve”, shkruan Velaj në një postim në rrjetet sociale.

Ambasadori Fate Velaj takon kryebashkiakun austriak të Tulln-it: Bieseduam


Video