VIDEO/ Banorët e Rrjollit arrestohen sërish pas protestës për pronat: Do t’i mbrojmë deri në vdekje!

26 February 2026, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Banorët e Rrjollit arrestohen sërish pas protestës
"Banorët e Rrjollit"

Disa banorë të Rrjollit janë arrestuar sërish pas protestës që ata zhvillojnë prej ditësh në mbrojte të pronës së tyre, të cilat janë dhënë për ndërtimin e një resorti turistik, me leje të bazuar në dokumente të falsifikuara të pronarëve fiktivë.

Nga fugoni i policisë, njëra prej protestuesve të arrestuar ka publikuar një video, ku ata theksojnë sërish se nuk do të dorëzohen në betejën e tyre dhe se pronën nuk do e dorëzojnë.

“Deri në vdekje!”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre, ndërsa një tjetër shton: “Veç liri do ketë, nuk ka këlysh k*rve që e zë tokën tonë”.

“Do t’i mbrojmë deri në vdekje! Nuk i ka gzu kush tokat tona”, thotë një tjetër prej banorëve nga fugoni i policisë.

Projekti “Blue Borgo”, që tashmë ka filluar punimet, konsiston në një resort turistik me 33 struktura akomodimi me nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë.

Ky resort është planifikuar të ndërtohet brenda një harku kohor prej 60 muajsh nga kompania Gener2, me statusin e investitorit strategjik, në zonën Baks-Rrjoll, e cila dikur ishte pjesa zonave peizazheve të mbrojtura.


Video