Një 49-vjeçar ra nga çatia e shtëpisë ditën e sotme në 26 shkurt, duke pësuar lëndime trupore.
Menjëherë ai është dërguar në spital, për të marrë mjekim.
Familjarët e dërguan atë me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër por pavarësisht ndihmës mjekësore, 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja ndodhi në fshatin Grudë e Re në Shkodër.
Njoftimi i policisë, Shkodër:
Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Në një njoftim të mëvonshëm, policia lajmëroi se 49-vjeçari, për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë në spital.
Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak që dhamë pak më parë, ju njoftojmë se shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.