Alqi Bllako mbrojti "nipin" me imunitet në 2011?! Si u shpërnda masivisht një "fake news"

21 June 2022, 21:44Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alqi Bllako mbrojti "nipin" me imunitet në 2011?! Si u
Ish deputeti Alqi Bllako

Sot një portal online prodhoi një lajm të rremë për Alqi Bllakon, ish-deputetin e Partisë Socialiste të arrestuar për aferën e inceneratorëve. Në këtë portal që thuhej se ishte britanik, i paidentifikuar, ventsmagazine.com, shkruante se një personazh me emrin Gio Basha, i cili nuk ekziston në regjistrin e gjendjes civile, është gjobitur me disa miliona dollarë pasi u shiste vepra arti mafiozëve shqiptarë.

Po të bësh search në google, i vetmi artikull që gjendet mbi këtë personazh qesharak, është kjo e Ventsmagazine.com. Gjithsesi mediat më të mëdha në vend rendën për të pasqyruar këtë "fake news", me apo pa dashje.

Mjafton të shohësh gjëndjen civile të Alqi Bllakos dhe aty shihet se ai ka vetëm një vëlla, i cili është 29 vjeç, Taned Bllako. Ai është shumë herë më i vogël sesa “nipi” Gio Basha që kanë nxjerrë mediat në foto.

Artikulli i shkruar thotë se nipi është hetuar nga FBI në vitin 2011 për pastrim parash dhe këtu del në skenë edhe emri i “dajës” së tij, ish-deputetit Alqi Bllako.

Dyshimet janë se, shtojnë mediat, imuniteti i Alqi Bllakos ka luajtur rol në rrëzimin e këtij hetimi.

Po çfarë imuniteti ka patur Alqi Bllako në vitin 2011, kur ai ishte 25 vjeç dhe pa asnjë post politik? 

Alqi mund të ketë mëkate në shpinën e tij, por në këtë rast ka të drejtën e tij për të rrëzuar këtë "fake news", që i mbarsën një "nip" dhe e bën më imunitet që në 2011.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video