Aksioni i SPAK për Call-Centerat në Tiranë, arrestohet një shtetas italian (EMRI)

16 Shkurt 2026, 19:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia ka vënë në pranga një shtetas italian, më kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare në një nga kullat e Tiranës.

Cosimo Notaristefano është i ndaluari, ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Notaristefano është vënë në pranga në Portin e Durrësit, teksa po tentonte të largohej nga vendi.

Sipas mediave italiane, në qendër të hetimeve në vendin fqinj është Alfonso Vicinanza, një oficer policie nga Salerno, i cili akuzohet për rekrutimin e të rinjve për t’i dërguar në Tiranë për të mashtruar mijëra italianë.


Video