Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë!

16 Shkurt 2026, 14:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka njoftuar se gjatë javës së fundit janë vendosur 325 masa administrative dhe janë nisur 31 procedime penale ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, konstatimet janë rezultat i intensifikimit të monitorimeve në të gjitha akset e kryeqytetit, me prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe përdorim të pajisjeve logjistike.

Objektivi i planit të masave është parandalimi i aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe shmangia e bllokimeve dhe kaosit në trafik.



Video