Dalin PAMJET/ "Makina fluturon disa metra në ajër", momenti kur mjeku italian aksidenton për vdekje 17-vjeçarin në aksin Levan-Fier (VIDEO)

16 Shkurt 2026, 13:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ky është momenti kur mjeku italian Michele D’Angelo 44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e Aquila-s përfshihet në një aksident në datën 8 gusht 2025 në qafën e Kushovicës në aksin Levan-Fier, ku për pasojë humbi jetën 17 vjeçari Elidon Shehaj dhe u plagosën 3 të tjerë.

Profesori italian u paraqit në polici të nesërmen pas aksidentit ku u mbajt në paraburgim dy muaj për "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". I riu ndërroi jetë disa ditë pas aksidentit në spitalin e Traumës.

Teksa italiani është liruar, prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe pritet t'i komunikojë zyrtarisht akuzën. Në një konferencë për mediat në Tiranë, avokatët e D’Angelo, kundërshtuan akuzat ku pretenduan se klienti i tyre ka zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe nuk është përgjegjës.

Avokatja tjetër Ilenja Mëhilli shpjegoi skemën se si ndodhi aksidenti, dhe mohoi që D’Angelo të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ardian Visha, që foli në emër të mbrojtjes tha se italiani është interesuar vazhdimisht për ngjarjen dhe u shpreh i gatshëm për tu shpjeguar në çdo moment për ngjarjen.

Në aksident u përfshinë një Lancia Ypsilon të drejtuar nga profesori italian dhe një Mercedes të drejtuar nga shtetasi shqiptar E.S., i dyshuar se ka humbur kontrollin e makinës, ndërsa lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.

 


Video