SPAK kërkon të arrestojë Ballukun, caktohet data kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin

16 February 2026, 10:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkon të arrestojë Ballukun, caktohet data kur do të
Belinda Balluku

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 23 shkurt për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën kërkon arrestimin.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00.

Socialistët janë shprehur se do të prisnin zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe botimin e tij në Fletoren Zyrtare.

Kushtetuesja nuk arriti dot shumicën për rastin e Ballukut, duke u ndarë 4-4, çka bëri që kërkesa e kryeministrit Edi Rama të rrëzohej, ndërsa mbeti në fuqi vendimi i marrë nga GJKKO në muajin nëntor, për pezullimin nga detyra të Balluku, e marrë e pandehur, për shkelje të barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë dhe në hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe.

 

 

 

 

 


Video