Aksidenti në Korçë, Policia: Tre shoferë dhe 4 pasagjerë ndodhen në spital

5 August 2023, 18:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti në Korçë, Policia: Tre shoferë dhe 4
Foto nga aksidenti


Tre shoferë kanë mbetur të plagosur pasi makinat e tyre janë përfshirë në një aksident në afërsi të fshatit Gurishtë në Maliq.

Policia thotë se në spital kanë shkuar edhe 4 pasagjerët e njërit prej makinave të përfshirë në aksident, për të kryer kontroll mjekësor. Mes tyre janë edhe 2 fëmijë të moshës 5 dhe 14 vjeç.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar dhe moti i keq me reshje shiu.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.08.2023, rreth orës 16.30, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, janë përplasur automjeti tip "Volksaëagen" me drejtuese shtetasen A. Sh., 32 vjeçe, banuese në Tiranë; me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Kurbin dhe automjetin tip "Nissan" me drejtues shtetasin K. A., 68 vjeç, banues në Korçë.

Për pasojë janë dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe po kryejnë kontroll mjekësor 4 pasagjerët e automjetit tip "Nissan".

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Video