Shqiptari i armatosur gjer në dhëmbë në Itali, i gjenden pistoletë, 29 granata dhe tritol

5 August 2023, 16:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptari i armatosur gjer në dhëmbë në Itali, i gjenden
Arsenali luftarak i sekuestruar në banesën e shqiptarit në Itali


Një sasi e madhe municionesh dhe armë zjarri janë zbuluar nga policia italiane gjatë kontrollit të banesës së një shtetasi shqiptar.

Aksioni u realizuar në banesën në Stella të Savonës, ku u gjet një pistoletë sovjetike Tokarev TT, 29 granata dore, ndezës elektrikë, tritol, karikatorë me fishekë dhe disa thika profesionale.

64-vjeçari shqiptar është akuzuar edhe për sulm me pasoja të rënda pasi kundërshtoi kontrollin duke plagosur një polic në gjoks. Ai gjithashtu mori një granatë dhe tentoi të kërcënonte policët por për fat të mirë nuk shpërtheu.

Në pranga është vënë edhe gruaja 53-vjeçare e shqiptarit.

Sipas autoriteteve italiane, mjetet luftarake të sekuestruara janë të gjitha të reja dhe dyshohet se janë trafikuar nga Shqipëria.


Video