Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, plagosen tre persona

5 August 2023, 17:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, plagosen tre
Foto nga aksidenti

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës në aksident janë përfshirë tre mjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve.

Sakaq, mësohet se ata janë transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.

Forcat e policisë po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.


Video