Aksidenti me tifozët e PAOK në Rumani, dy shqiptarë mes pasagjerëve (Kujdes, pamje të rënda)

27 January 2026, 21:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti me tifozët e PAOK në Rumani, dy shqiptarë mes
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor i regjistruar në Rumani ka shkaktuar një tragjedi të madhe, duke i marrë jetën shtatë tifozëve të ekipit grek PAOK, të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen ndaj Olympique Lyon në kuadër të Europa League.

Sipas Top Channel, në fugonin e aksidentuar ndodheshin edhe dy shtetas shqiptarë, Genci Sadiku dhe Vasil Palo.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore apo nëse ata janë mes viktimave apo të plagosurve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një segment autostrade pranë qytetit Lugoj, në perëndim të Rumanisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Planet Webradio (@planetwebradio.gr)

Sipas autoriteteve rumune, fugoni ku udhëtonin tifozët tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi u përplas fillimisht me të, përpara se të kalonte në kahun e kundërt të rrugës dhe të përplasej ballë për ballë me një tjetër kamion. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.

Nga përplasja e fortë, gjashtë persona humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan fillimisht në spitalin e Lugojit, ndërsa më pas u transferuan drejt Spitalit Universitar të Timisoarës. Autoritetet bënë të ditur se helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Të gjithë tifozët që ndodheshin në furgon ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç. Mediat greke raportojnë se mjeti, i projektuar për 8+1 persona, po transportonte 10 pasagjerë, çka mund të ketë ndikuar në pasojat e rënda të aksidentit.

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht kanë konfirmuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune për identifikimin e viktimave dhe për ofrimin e ndihmës për familjarët.

Ndërkohë, klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka bërë të ditur se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe mbështetjen ndaj të plagosurve.

Tragjedia ka risjellë në kujtesën e tifozëve të PAOK edhe aksidentin e vitit 1999, kur gjashtë mbështetës të klubit humbën jetën në një tjetër aksident rrugor në Greqi, duke e bërë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme për komunitetin e tifozëve të ekipit nga Selaniku.


Video