Dyshohet se siguroi kushtet për të vrarë vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra Jozi Kraja!

27 January 2026, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se siguroi kushtet për të vrarë vëllezërit
Durim dhe Valter Bami

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Zvicra një person të akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, si rezultat i bashkëpunimit operacional ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Bern. 

Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Jozi Kraja, lindur në Shkodër, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. 

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

Njoftimi i Interpol Tirana:

Ekstradohet nga Zvicra, 1 shtetas i akuzuar nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një grupi kriminal.

Ai dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve. 

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern, u finalizua procedura për ekstradimin nga Zvicra në Shqipëri, të shtetasit: 

-J. K., 37 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. 
 
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e vëllezërve D. B. dhe V. B.


Video